Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë

4 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë e informuan Presidentin mbi punën dhe aktivitetet e asociacionit të tyre në të cilin janë anëtarë 53 shoqata pensionistësh, kurse me qëllim të mbrojtjes dhe përparimit të interesave të përbashkëta të marrësve të pensionit në shtet.

Ata theksuan se prioritetet e tyre janë në drejtim të angazhimit më të tërësishëm dhe të përbashkët për realizimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invaliditor, për mbrojtje shëndetësore më cilësore, për përparim të nevojave kulturore, sportive dhe humane të pensionistëve.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti angazhimet e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, e shprehu mbështetjen e tij për punën e tyre dhe e theksoi shqetësimin e Lidhjes ndaj anëtarëve të saj, sidomos për ata me pensione të ulëta, nëpërmjet aktiviteteve vullnetare dhe humane.

Në këtë takim u fol edhe për bashkëpunimin e Lidhjes me komunat dhe pushtetin lokal, bashkëpunimin me shoqata të tjera, organizata joqeveritare dhe fonacione, si dhe me asociacione të pensionistëve nga shtete të tjera.

Vitin e kaluar 2021, Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë ka festuar 75-vjetorin e organizimit të pensionistëve në shtetin tonë dhe me këtë rast përfaqësuesit e Lidhjes ia dorëzuan Presidentit Pendarovski pllakën në shenjë falënderimi për mbështetjen.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....