Takimi i Presidentit Pendarovski me pjesëmarrësit në programin “Me prejardhje nga Maqedonia”

19 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i mirëpriti pjesëmarrësit në programin “Birthright Macedonia – Me prejardhje nga Maqedonia”.

Në këtë takim bashkëfolësit e informuan Presidentit Pendarovski për programin i cili për të shtatin vit e zbaton Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar – QMBN në partneritet me Diasporën e Bashkuar Maqedonase. Në Suazat e këtij programi, të rinj dhe studentë nga diaspore qëndrojnë tri javë në ven dhe kanë mundësi t’i mbindërtojnë njohuritë e veta akademike, si dhe të relaksohen me trashëgiminë dhe kulturën e paraardhësve të vet.

Duke theksuar se diaspora maqedonase është urë lidhjeje nëpërmjet të cilës ruhet dhe promovohet trashëgimia kulturore maqedonase, Presidenti Pendarovski u uroi qëndrim të këndshëm gjatë vizitës studimore edukative, kulturore në vendin tonë.

Paraprakisht, vizitorët e sotshëm kishin mundësi të njihen me historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, me mozaikët “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” të akademikut Gligor Çemerskit, kurse i vizituan edhe hapësirat në të cilat mbahen takimet zyrtare dhe të punës, solemnitetet, evenimentet dhe konferencat për shtyp.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....