Takimi i Presidentit Pendarovski me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Holandës, admiralin Robert Bauer

21 Gusht 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite në Vilën Biljana në Ohër e priti Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Holandës, admiralin Robert Bauer, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi proceset e transformimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrjen në operacionet dhe ushtrimet, si dhe mbi kontributin e saj në ballafaqimin me pandeminë e shkaktuar nga virusi korona dhe krizën e migrantëve.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin midis Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, ku u konstatua se anëtarësimi në NATO hap mundësi të reja për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak dhe mbrojtës midis të dy shteteve.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë t’i përforcojë marrëdhëniet me Holandën dhe në këtë drejtim e falënderoi për mbështetjen shumëvjeçare të hapur për të ndihmuar shoqërinë maqedonase në reformat e nevojshme për përmbyllje të suksesshme të anëtarësimit në NATO dhe për negociatat për anëtarësim në BE.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....