Videobisedim damave të para të Maqedonisë së Veriut dhe të Polonisë

24 Mars 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska, sot bëri videobisedim me damën e parë të Polonisë, znj. Agata Kornhauzer-Duda, ku u bisedua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë në ndihmën që u jepet shtetasve ukrainas të cilët po largohen nga Ukraina për shkak të agresionit ushtarak nga Rusia.

Bashkëfolëset shkëmbyen informacione mbi aktualitetet në Ukrainë dhe angazhimin e institucioneve të ndryshme nga të dyja vendet në pritjen dhe pranimin e shtetasve ukrainas. Zonja Gjorgievska e përshëndeti angazhimin e znj. Agata Kornhauzer-Duda në kontekstin e iniciativave që po i  ndërmerr, duke shtuar se çdo aktivitet me të cilin ndihmohet që të alarmohet opinioni botëror mbi seriozitetin e gjendjes në të cilën ndodhen qytetarët ukrainas dhe apelet për ndihmë, duhet të mbështetet.

Zonja Gjorgievska informoi se Ministria e Shëndetësisë ka shprehur gatishmërinë për pritjen dhe pranimin e pacientëve onkologjikë, shtetas ukrainas të cilët janë momentalisht në Poloni, kurse janë fëmijë në moshë deri në 18 vjet, për të cilët mund të ofrohet mjekim dhe tretman në kapacitetet tona të shëndetësisë publike. Mandej, bashkëfolëset biseduan edhe mbi mundësinë për pranimin e personave me zhvillim atipik, të cilëve mund t’u jepet strehim dhe kujdes në institucionet dhe në familjet në vend.

Në fund të bisedës, znj. Gjorgievska i shprehu falënderim znj. Kornhauzer-Duda për iniciativat e ndërmarra për ndihmë ndaj kategorive më të lëndueshme të qytetarëve ukrainas dhe shprehu shpresën se komunikimi dhe bashkëpunimi do të vazhdojë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....