Vizitë në batalionin për mbështetje ushtarake-mjekësore

28 Korrik 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti Suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot i vizitoi përfaqësuesit e batalionit për mbështetje ushtarake-mjekësore, në suazat e Qendrës Ushtarake-Mjekësore.

Pas shpalljes së pandemisë me virusin kovid-19, personeli i kësaj qendra u përfshi aktivisht në mbështetjen e të punësuarve në institucionet publike shëndetësore. Me kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë në mars, një ekip i Qendrës Ushtarake-Mjekësore e vendosi spitalin për manovrim para sheshit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, me qëllim që të zmadhohen kapacitetet në rast të valës së madhe të pacientëve me kovid-19.

 

Duke pasur parasysh numrin e madh të të sëmurëve nga ky virus, nga mesi i muajit të kaluar, personeli ushtarak-mjekësor i kësaj qendre është angazhuar në Qendrën e Shëndetit Publik dhe SPQ “8 Shtatori”. Komandantja e kësaj qendre, kolonelja Irena Mineva e informoi Presidentin Pendarovski se ekipi i cili është angazhuar për nevojat e SPQ “8 Shtatori” përbëhet nga teknikë mjekësorë me përvojë të cilët kanë punuar në ish-spitalin ushtarak. Ata janë shpërndarë menjëherë në repartin e kujdesit  intensiv dhe në dhomën e reaminacionit, ku janë vendosur pacientët në gjendje me të rëndë të sëmurë me kovid-19.

Gjatë vizitës në Qendrën Ushtarake-Mjekësore, Presidenti Pendarovski nëpërmjet video-lidhjes bisedoi me rreshteren e klasës së parë Fatime Mustafovska, e cila është pjesë e ekipit e angazhuar në SPQ “8 Shtatori” dhe e cila deri në transformim të Spitalit Ushtarak, ka punuar në repartet kirurgjike. Duke theksuar se puna me pacientët e sëmurë rëndë është specifike, Presidenti Pendarovski i rekomandoi Mustafovskës të jetë e qëndrueshme.

“Na mbetet të besojmë se kriza me pandeminë e virusit kovid-19 do të përfundojë shumë shpejt dhe se punonjësit në shëndetësi, por edhe të gjithë që janë përfshirë në ballafaqimin me pasojat e kësaj pandemie do të mund të marrin frymë dhe të çlirohen nga stresi dhe nga rreziku i përditshëm” theksoi Presidenti Pendarovski në bisedën me Mustafovskën.

Përndryshe, për punën e qendrës, misionin e saj dhe planet e ardhshme, Presidentin Pendarovski e informoi komandantja e qendrës, kolonelja Irena Mineva. Në prezantimin e vet kolonelja Mineva theksoi se momentalisht po ballafaqohen me mungesë të doktorëve nga mjekësia e përgjithshme, të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen primare shëndetësore të shëndetit të garnizoneve. Qendra Ushtarake-Mjekësore, siç tha kolonelja Mineva merr pjesë në sistemin e tërësishëm shëndetësor në vend, ka marrëveshje me Fondin e Sigurimit Shëndetësor dhe nëpërmjet sistemit “Termini im” u jep shërbime shëndetësore të gjithë qytetarëve.

Si vend anëtar në NATO, siç tha Presidenti Pendarovski, është e domosdoshme që Qendra Ushtarake-Mjekësore të jetë e ekipuar si duhet dhe si deri më tani të funksionojë në mënyrë të përkryer.

Misioni kryesor i kësaj qendre është ruajtja dhe përparimi i shëndetit dhe mbajtja e gatishmërisë luftarake të përfaqësuesve të Armatës maqedonase në nivelin e nevojshëm. Përveç misionit themelor, njësia është përgjegjëse për Spitalin tokësor manovrues me Rolin 2. Në vitin 2020 STM me Rolin 2 është vlerësuar sipas konceptit të NATO-s për vlerësim të shkathtësive operative dhe sipas të gjitha kritereve i mori notat më të larta. Gjithashtu, personeli i Qendrës Ushtarake-Mjekësore deri më tani ka marrë pjesë në shumë operacione paqësore, përkatësisht “ALTEA” në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, në misionet “ISAF” në Kabul dhe në Majmana,  Republika Islame Afganistan.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....