Fjalimi i Presidentit Pendarovski në shënimin e 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit

9 Dhjetor 2021 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në shënimin e 9 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit. Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar të pranishëm,
Shkëlqesi të respektuar,
Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin të mbaj fjalim në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Sipas përkufizimit të përgjithshëm të pranuar, korrupsioni është keqpërdorim i pushtetit të besuar ose të funksionit publik për fitim personal në llogari të interesit publik dhe si i tillë është krimi më i madh për çdo sistem demokratik, politik, si dhe për shoqërinë në tërësi. Korrupsioni është në thelb i padrejtë , sepse, duke vendosur standarde të dyfishta, e anulon barazinë para ligjit.

Në planin ekonomik, e çrregullon konkurrencën e lirë në treg dhe i dekurajon sipërmarrësit dhe investuesit. Shpesh rezultat janë shpenzime më të lartë për prodhime dhe shërbime me cilësi më të vogël. Në planin politik, e zvogëlon besimin tek institucionet, e minon legjitimitetin e përfaqësuesve të përzgjedhur dhe, dalëngadalë, por me siguri e zvogëlon besimin te drejtësia dhe efikasiteti i demokracisë si sitëm. Kurse efekti më i keq nga e gjithë kjo është: qytetarët e zhgënjyer dhe apolitikë të cilët kanë humbur shpresën se zëri i tyre mund të bëjë dallim.

Korrupsioni e komercilizon dinjitetin njerëzor, sepse kur njeriu ka një çmim, ai është shndërruar në një objekt të dehumanizuar të tregtisë. Kur me para ose me shërbime blihen të drejtat dhe privilegjet, realizohet fitim ekonomik ose merret imunitet nga veprimi gjyqësor ose i prokurorisë, atëherë zhvlerësohet kuptimi i shtetit juridik demokratik. Prandaj duhet të ballafaqohemi me patjetër me pyetjen më të rëndësishme: kush do ta paguajë çmimin e korrupsionit?

Para disa ditësh mora pjesë në Forumin për varfërinë fëmijërore dhe nga hulumtimet që janë prezantuar aty del me siguri fakti se çmimin më të lartë nuk e paguan as i korruptuari, as ai që korrupton. Çmimin më të lartë e paguajnë anëtarët më vulnerabilë të shoqërisë – fëmijët e varfër, familjet e rrezikuara sociale, nënat e vetme. Viktima të korrupsionit janë edhe të rinjtë të cilët nuk mund të punësohen, të punësuarit e kualifikuar të cilët nuk marrin rrogën përkatëse për mundin e vet, pensionistët të cilët nuk kanë para të mjaftueshme për medikamente dhe kujdes mjekësor cilësor.

Korrupsioni e rrezikon edhe mjedisin jetësor edhe shëndetin e qytetarëve, siç kemi dëshmuar nëpërmjet shembujve të shumë në dekadat e kaluara, duke filluar nga ndërtimet jolegale, nëpërmjet prokurimeve të dyshimta të medikamenteve dhe materialeve mjekësore jocilësore, dhe deri te menaxhimi i keq me bërllokun dhe me ndotjen e tokës dhe ujërave nga industria.

Të nderuar,

Korrupsioni është një nga arsyet kryesore dhe për ndarjet gjithnjë dhe më të theksuara në shoqërinë maqedonase. Në nivel vertikal, korrupsioni e zmadhon pabarazinë sociale dhe ekonomike sepse u mundëson individëve dhe grupeve të korruptuar të mbledhin të holla në llogari të të tjerëve. Njëkohësisht, ai krijon edhe ndarje horizontale midis vetë qytetarëve, midis atyre të cilët mund të lejojnë ryshfet për ndonjë shërbim dhe për ata të cilët nuk mund ta lejojnë këtë gjë.

Korrupsioni e përshpejton shpërnguljen sepse e shkatërron praktikisht sistemin e meritave gjatë punësimit dhe përparimit. Të ballafaquar me një mungesë të tillë të perspektivës shumë të rinj dhe kuadro të kualifikuar thjeshtë largohen në shtetet ku ekzistojnë kritere më të ndryshme për përparim dhe mbindërtim.

Me të gjitha format dhe mutacionet e tij, nga ryshfeti, nëpërmjet nepotizmit, kronizmit, klientelizmit, korrupsioni është mjedis natyror për krimin e organizuar. Niveli i lartë i korrupsionit në relacionin me nivelin e ulët të besimit në institucionet e shtetit e zmadhon pasigurinë e qytetarëve. Nëse, për shembull, qytetarët nuk kanë besim te policia apo e gjyqësori, vështirë se do të vendosin të paraqesin korrupsion dhe krim dhe të bashkëpunojnë me institucionet.

Të përmbledh, korrupsioni e dobëson shtetin, i varfëron qytetarët, i komprometon institucionet demokratike. Çmimin e paguajmë ne të gjithë, sidomos më vulnerabilët midis nesh.

Të nderuar të pranishëm,

Pavarësisht se a do t’i kërkojmë shkaqet e korrupsionit te natyra njerëzore, në mungesat sistematike dhe strukturore ose boshllëqet ligjore, ekziston një faktor që e nxit padyshim atë, kurse ai është kultura e mosdënimit. Kjo nënkupton se ata që planifikojnë të bëjnë diçka në kundërshtim me ligjin dalin nga i gjithë procesi pasoja. Është shumë e rëndësishme, sanksionimi të mos kufizohet vetëm te personat të eshalonit të dytë dhe të tretë të pushtetit, por t’i përfshijë edhe më të fuqishmit.

Megjithatë, ajo që na shqetëson veçanërisht është fakti se individët e tillë jo vetëm që nuk sanksionohen por mbeten edhe element i turpit publik. Në turp publik duhet të pasqyrohet secili që do të dëshmohet se është i korruptuar. Kultura e mosdënimit e ngre sjelljen e pandershme në nivel të virtytit, kurse i tall individët e ndershëm dhe me dinjitet me integritet personal dhe profesional. Kjo matricë e reflektimit është shkatërruese për shoqërinë edhe në afat të shkurtër edhe në afat të gjatë.

Që të dalim nga kjo spirale duhet të investojmë me patjetër në kulturën e përgjegjësisë, transparencës dhe integritetit. Nevojitet me patjetër sistem i cili do t’i zvogëlojë mundësitë për korrupsion dhe do ta bëjë korrupsionin të papranueshëm nga shoqëria dhe personalisht. Kurse këtë do ta arrijmë nëse çmimin e korrupsionit e paguajnë vetëm ata që e meritojnë atë.

Të nderuar të pranishëm,

Raporti më i fundit i Komisionit Evropian për Përparimin e Maqedonisë së Veriut tregon se shteti ka një nivel të caktuar të përgatitjes për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe korrupsionin e lartë. Në raport theksohet rolin proaktiv i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ka lëvdata edhe për Aksion 21 edhe për Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

Por, nuk duhet të harrojmë për asnjë moment dhe të mos e marrim parasysh faktin se luftën kundër korrupsionin nuk e bëjmë për Brukselin apo Strasburgun, por para të gjithash për qytetarët maqedonas. Posedojmë dokumente strategjike që na japin një vizion të qartë për një shoqëri të bazuar në vlerat më të larta etike që u siguron të gjithë qytetarëve qasje të barabartë tek institucionet e përgjegjshme dhe transparente dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut. Por, edhe vizioni më fisnik do të mbetet vetëm një ide e bukur nëse nuk shoqërohet me hapa konkretë.

Duhet të vazhdojmë të mbështesim me patjetër Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë publike, të gjitha institucionet në çrrënjosjen e korrupsionit. Kjo është para të gjithash detyrë e shtetit, por edhe e çdo qytetari dhe organizate joqeveritare.

Këtë do ta arrijmë nëpërmjet përforcimit të mekanizmave mbikëqyrës dhe kontrollues, digjitalizimit të shërbimet publike, përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe mediave në luftën kundër korrupsionit dhe nëpërmjet ndërtimit të integritetit personal dhe profesional. Është detyra jonë, duke luftuar kundër korrupsionit, të krijojmë një shoqëri të drejtë të qytetarëve të barabartë.

Pa këtë, demokracia dhe shtetësia do të na mbeten vetëm në letër.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....