Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Drejtësisë dhe Drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës

5 Janar 2021 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot u takua me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u informua mbi proceset aktuale të reformave në gjyqësor, si dhe mbi aktivitetet dhe mbi kapacitetet e Entit Shtetëror të Statistikës në prag të zbatimit të regjistrimit.

Ministri i Drejtësisë e informoi Presidentin mbi metodologjinë e re për vlerësim të punës së gjykatësve dhe të kryetarëve të gjykatave, si dhe mbi mjetin e ri për filtrim dhe kontroll të punës së gjykatësve dhe gjykatave.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti vendimin e Këshillit për Reforma në Gjyqësor për veting të gjykatësve, duke e vlerësuar si një hap përpara në fitimin e besimit të qytetarëve mbi punën e gjykatësve. “Shteti juridik është me rëndësi thelbësore dhe duhet të vendoset në themele të shëndetshme. Reformat në gjyqësor duhet të jenë efikase, dhe këtu nuk duhet të ekzistojë përzgjedhje dhe tolerancë”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë takim janë shkëmbyer edhe mendime mbi aktivitetet e ardhshme të cilat duhet t’i realizojnë institucionet shtetërore në zbatimin e regjistrimit.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski, theksoi se Enti është tërësisht i përgatitur për zbatim të këtij operacioni statistikor në kontekst të pjesës metodologjike dhe teknike të regjistrimit, si dhe pret se Ligji do të miratohet së shpejti, me qëllim që të veprohet në kohë dhe në mënyrë përkatëse.

Presidenti Pendarovski shprehu edhe njëherë pritjen se në zgjidhjen e re ligjore do të vendosen standardet më të larta statistikore të Eurostatit me qëllim që të realizohet një regjistrim i vlefshëm dhe i besueshëm, siç i takon një shteti demokratik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...