Fjalimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

22 Nëntor 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim me rastin e festimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe – 22 Nëntorit dhe 115 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Manastirit, ku janë vendosur themelet e standardizimit të gjuhës shqipe.

Të nderuar të ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

Sot, kemi nderin të festojmë 115 vjetorin e Kongresin të Manastirit – një moment kyç në historinë e popullit shqiptar, i cili i vendosi themelet e standardizimit të gjuhës shqipe. Nëse sot, pas më shumë se një shekulli, duam të bëjmë evalvim të kësaj ngjarjeje historike, mund të nxjerrim përfundim se bëhet fjalë jo vetëm për një akt me rëndësi fondamentale për identitetin kulturor dhe unitetin gjuhësor të kombit shqiptar.

Domethënë, ajo që kongresi u mbajt në Manastir e dëshmon faktin e pakontestueshëm se në perspektivën historike, në Maqedoni kanë jetuar, bashkekzistuar dhe ende jetojnë dhe do të jetojnë, njëra me tjetrën, bashkësi të ndryshme etnike, duke i përfshirë edhe maqedonasit dhe shqiptarët. Kjo nënkupton, së pari, se themelet e shtetit bashkëkohor maqedonas dhe të shoqërisë prekin thellë në histori, kurse, së dyti, por jo më pak e rëndësishmja, se në bazën e atyre themeleve është respekti dhe promovimi i shumëgjuhësisë dhe multietnicitetit, që padyshim kontribuon për mbijetesën dhe qëndrueshmërinë e tyre nëpër shekuj.

Kongresi në Manastir, i mbajtur në nëntor të vitit 1908 ka qenë tubim i gjuhëtarëve dhe vizionarëve të cilët e dalluan nevojën për krijimin e një platforme të vetme gjuhësore e cila do t’i lidhë bashkësitë lokale shqiptare në Ballkan. Qëllimi kryesor i kodifikimit ka qenë edhe më shumë se i qartë: të krijohet alfabet dhe standard gjuhësor i cili do të shërbejë për kapërcim të boshllëqeve midis dialekteve të ndryshme të cilat i ka folur populli shqiptar. Në vitin 1908 në Manastir janë tejkaluar dallimet rajonale duke u unifikuar kështu trashëgimia e pasur gjuhësore e shqiptarëve.

Për shkak të vështirësive tona historike dhe kontestimeve nga fqinjët, ne maqedonasit e dimë më mirë se çfarë rëndësie kanë vendimet e Kongresit të Manastirit për bashkëqytetarët tanë shqiptarë. Miratimi i alfabetit bashkëkohor shqip ishte parakusht kritik për përforcimin e identitetit të tyre gjuhësor dhe etnik. Unifikimi i alfabetit shqip u bë gurthemeli i rilindjes kulturore, duke nxitur ndjenjë e krenarisë nacionale dhe të solidaritetit midis shqiptarëve.

Republika e Maqedonisë së Veriut, për shkak të strukturës së vet të brendshme specifike, u ka dhënë gjithmonë rëndësi të jashtëzakonshme ruajtjes, zhvillimit dhe respektimit të trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore të çdo bashkësie. Ne, vite me radhë si shtet, vazhdimisht, vërtetojmë se i njohim dhe i vlerësojmë identitetet e ndryshme gjuhësore dhe kulturore dhe në atë kuptim jemi një shembull i rrallë pozitiv në të gjithë kontinentin evropian. Kjo nuk nënkupton se në atë rrugë të gjitha dilemat dhe sfidat janë sqaruar apo se toleranca dhe respekti për të ndryshmit prej nesh janë padyshim një mësim i nxjerrë.

Megjithatë, fakt i pakontestueshëm është se modeli maqedonas i bashkekzistencës shumëkulturore i ndalon tendencat potenciale për shtresim dhe ndarje të brendshme që, sipas bindjes sime të thellë do të kontribuojë vitet e ardhshme edhe gjuha maqedonase edhe gjuha shqipe, pas një udhëtimi të gjatë të bëhen pjesë e hapësirës së përbashkët gjuhësore evropiane në suazat e Bashkimit Evropian.

Në atë kontekst nuk duhet t’i lëmë pas dore apo t’i nënçmojmë sfidat, por nuk kemi asnjë arsye të mos i theksojmë dhe festojmë sukseset të cilat e kanë formësuar evolucionin e gjuhës maqedonase dhe shqipe.

Trashëgimia e Kongresit të Manastirit, edhe pse është formuar para më shumë se një shekulli, është aktuale edhe në kontekstin gjuhësor bashkëkohor. Gjuha e standardizuar shqipe mundësoi breza me radhë të komunikojnë në mënyrë efektive midis tyre, duke i tejkaluar barrierat gjeografike dhe sociale. Në epokën globale ku komunikimet e unifikojnë botën, kombet tona nuk do të mund të marrin pjesë pa rrezik për identitetin e vet, nëse nuk janë unifikuar paraprakisht në suazat e diskursit të vet gjuhësor.

Duke e festuar këtë jubile, nevojitet t’i rikthehemi parimit themelor që i ka udhëhequr pjesëmarrësit në Kongresin e Manastirit, kurse, ai është, se çdo gjuhë midis të tjerash, duhet të jetë burim uniteti, mirëkuptimi dhe krenarie.

Sot, 115 vjet më vonë, duhet të shikojmë drejt të ardhmes me optimizëm dhe përkushtim të ripërtërirë për republikën tonë të përbashkët, si një bashkësi multikulturore e cila e pranon dhe e respekton prejardhjen tonë etnike dhe kulturore, si dhe identitetin gjuhësor të qytetarëve të vet.

Të nderuar,

Maqedonia e Veriut po ballafaqohet me sfidën shekullore të balancimit të marrëdhënieve ndëretnike, promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, dhe këtë e bëjmë në një mjedis të jashtëm jostabil të mbingarkuar me konflikte territoriale, frustrime historike dhe nacionalizëm. Megjithatë, rruga e vetme drejt shtetit inkluziv është nëpërmjet etablimit të sistemit në të cilin kornizat e vendosura juridike respektohen në mënyrë konsistente dhe jo vetëm formalisht dhe krijohen politika të cilat nuk diskriminojnë askënd.

Gjatë kësaj është e qartë se identiteti i shtetit ndërtohet nëpërmjet kujdesit për identitetet e veçanta të çdo bashkësie etnike. Ndërsa lëvizim nëpër kompleksitetet e multikulturalizmit duhet të kuptojmë se multikulturalizmi i vërtetë dhe jo ai retorik nënkupton të mos neglizhohen edhe gjuhët e bashkësive të tjera etnike më të vogla në numër.

Multikulturalizmi është pasuri e vyeshme dhe në kontekstet historike dhe në ato bashkëkohore. Theksimi i shumëllojshmërisë gjuhësore, kulturore dhe etnike e thekson rëndësinë e nxitjes të inkluzionit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat e jetesës dhe punës sonë të përbashkët.

Të nderuar,

Shtetet nuk shpërbëhen për shkak të pluralizmit gjuhësor, as më pak për shkak të zmadhimit të kuantumit të të drejtave gjuhësore të cilësdo bashkësie etnike. Shtetet mbeten pas nëse nuk e shfrytëzojnë potencialin e çdo qytetari të vet, kurse secili prej nesh në betejat e veta jetësore dhe profesionale futet me atë që e mbart në vete – njohuritë dhe shkathtësitë e veta, përvojën e vet dhe ndërgjegjen e vet. Por, në të gjitha betejat jetësore futemi para së gjithash, me emrin dhe identitetin tonë. Kurse ata bazohen në gjuhën tonë amtare.

Gëzuar për shumë vjet Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....