Fjalimi i Presidentit Pendarovski në evenimentin “Shkup në pesë e shtatëmbëdhjetë”

26 Korrik 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Penedarovski mbajti fjalim në evenimentin “Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë” që u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor me rastin e 60-vjetorit të tërmetit në Shkup dhe e vizitoi edhe ekspozitën “Defragmentim”, ekspozitë e Arkivit Shtetëror “Ngritja dhe rënia e Shkupit” dhe i pa video-projeksionet e Kinotekës.

Të dashur miq, të ftuar të nderuar,

Çdo njeri dhe çdo bashkësi i mbajnë mend gjatë dhe në shpirt dhimbjen dhe humbjen. Por, në të njëjtën kohë, ato janë pika fillestare për transformimin tonë në një narracion të ri, konstruktiv i cili do të ndihmojë në ripërcaktimin e prioriteteve jetësore.

Ne e kemi një pikë të tillë në historinë tonë – tërmetin e vitit 1963. Ai është vendi i humbjes enorme njerëzore, intime dhe i traumës kolektive, vendi i shkatërrimit dhe vdekjes, por njëkohësisht edhe vendi i rishqyrtimit dhe ballafaqimit me rëndësinë dhe thelbin e jetës. Ai “Moment i vdekjes” shumë shpejt u bë edhe “moment i lindjes” së njohurisë se qyteti dhe bashkësia duhet të rinovohen dhe rindërtohen nëpërmjet solidaritetit, empatisë, bashkimit në tejkalimin e “rrënojave të jetës.”.

Aco Shopovi në esenë e tij “Në pesë e shtatëmbëdhjetë” do të shkruajë: “Sepse ky qytet nuk janë as rrugët, as sheshet, blinjtë dhe karafilat kuq, parqet dhe pëllumbat, kullat e bukura apo të shëmtuara, linjat e arkitekturës së vjetër dhe të re që e ndërpresin këtë Vardar si një ujëndarës njerëzor, si dy faqe të historisë. Sepse ky qytet nuk janë varrezat prej hekuri dhe betoni, prej llaçi dhe tullash, as këto plasaritje të errëta kërcënuese në murre, ato diagonalisht me vdekjen, as çatitë që qëndrojnë varur mbi trotuaret. Sepse ky qytet – je ti, njeri. Sepse ky qytet – është arkitektura tënde e paparë e ndërgjegjes, dashurisë, durimit  dhe mundimit, qytet i humanizmit të panjohur në vetvete. Historia do të shkruajë: qyteti i humanizmit lindi në pesë e shtatëmbëdhjetë.”

Të nderuar,

Memoriali për 60-vjetorin e tërmetit, do të dëshiroja t’ia përkushtojmë pikërisht rëndësisë së njerëzimit dhe vullnetit të njerëzve që t’i tejkalojnë  të gjitha tundimet dhe të kenë kapacitet, dhe të lënduar, t’i tejkalojnë kurthet dhe gardhet e rrugës.

Tërmeti i vitit 1963 i riformësoi strukturat ekonomike, politike dhe kulturore dhe format e tjera qytetare inherente ndaj jetesës urbane. Kur një fatkeqësi elementare e ndërpret rrjedhën e jetës, themi se ka ndodhur dhunë. Megjithatë, nëse me përpjekje shikojmë horizontin e mundimit, mund të gjejmë disa pika të fillimeve të reja dhe të shpresës së re.

Shkupi pas 26 korrikut 1963 fillon të krijojë mundësi për tregimin e rrëfimeve të ndryshme urbane të modernizmit. Fjala solidaritet fillon të dominojë në gjuhën tonë njerëzit tregojnë një kujdes të paparë deri më atëherë për njëri-tjetrin. Bota i ndarë ideologjikisht midis Lindjes dhe Perëndimit u bashkua rreth rrënojave të një qyteti i cili nuk do të jetë më asnjëherë i njëjti.

Në atë kohë në Shkup vjen arkitekti i ri japonez Kenzo Tange me vizionin e vet futurist për jetesë urbane të meridianëve krejtësisht të ndryshme. Edhe përkrah përfaqësimit në gjysmë të rrugës së realizimit të planit të tij, Shkupi, fillon të hapet për koncepte të ndryshme. Bëhet e qartë se jeta dikton që format e urbanizmit të jenë të ndryshme dhe nuk mund të bazohen vetëm në traditën lokale. Kështu, banorët e qytetit u përshtatën edhe me ndryshimet e shpejta kulturore.

Mësimi i vlefshëm nga tragjedia e tërmetit është se më e rëndësishmja është të jemi solidarë dhe të ndjeshëm me fqinjët dhe bashkëqytetarët tanë dhe në të njëjtën kohë, të hapur ndaj urbanizmit dhe ideve të reja për të krijuar mjedis jetese në të cilin do të jemi të lirë dhe të respektuar.

Ky qytet është mjedis jashtëzakonisht kompleks, në të cilin qytetarët e tij janë të fragmentuar nga brenda sipas linjave të ndryshme, me shumë tërmete faktike dhe simbolike në vetvete, me plagë dhe humbje të panumërta, me seri të gjatë shembujsh të konfuzionit urban.

Megjithatë, ne të gjithë kemi konstante kulturore të rrënjosur thellë se pavarësisht nga të gjitha dallimet tona, themeli i një bashkësie njerëzore është empatia dhe solidariteti.

Kurse e kemi, sepse para 60 vjetësh e mësuam vlerën e jetës në mënyrë tragjike.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....