Fjalimi i Presidentit Pendarovski në konferencën e IIBIS-it – Ndërtojmë qëndrueshmëri

25 Korrik 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën e Institutit për inxhinieri bujqësore dhe sizmologji inxhinerike – Ndërtojmë qëndrueshmëri, që IIBIS e organizon me rastin e 60-vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup.

Duke theksuar se më 26 korrik 1963 mbetën nën rrënoja 1070 biografi, Presidenti Pendarovski tha se fuqia shkatërruese e tërmetit e ndryshoi njëherë e përgjithmonë pamjen e qytetit. Si rrjedhim, nënvizoi ai, rindërtimi i Shkupit nënkuptonte jo vetëm ndërtim të objekteve dhe infrastrukturës, por edhe ngritje të standardeve të ndërtimit. Pikërisht për këtë qëllim, në vitin 1965 është formuar edhe Instituti për inxhinieri bujqësore dhe sizmologji inxhinierike.

Të nderuar të pranishëm,

Shënimi i 60 vjet nga tërmeti katastrofik në Shkup është mundësi të rikujtojmë, para së gjithash, të gjithë qytetarët tanë, të cilët i humbën tragjikisht jetët e tyre. Nën rrënojat e qytetit atë mëngjes të 26 korrikut në vitin 1963 mbetën nën rrënoja 1070 biografi, gëzime, dilema, plane për të ardhmen. Fatkeqësia shkatërruese natyrore mori jetën e të afërmve tanë, miqve dhe shokëve tanë, fqinjëve tanë, njerëzve tanë më të dashur.

Mbi 300 bashkëqytetarë tanë janë lënduar, kurse, disa qindra për shkak të lëndimeve serioze pësuan invaliditet të përhershëm. Tërmeti shkatërroi shumë shtëpi, ndërtesa, objekte publike, është dëmtuar pothuajse e gjithë infrastruktura, thjeshtë, vrulli i natyrës me fuqinë e vet shkatërruese e ndryshoi pamjen e qytetit tonë përgjithmonë. Edhe pas gjashtë dekadash, të gjallët kujtojnë vendet e preferuara, mëhallët e njohura, objektet e shkatërruara – karakteristika të qytetit. Ne, të mbijetuarit nga tërmeti, e mbajmë mend fëmijërinë tonë dhe Shkupi i rinisë sonë që mbeti të jetojë vetëm në fotografitë bardhezi, në filmat, në shkrimet historike dhe në kujtimet tona.

Përveç memorieve të errëta, ky përvjetor është mundësi të rikujtojmë edhe faktin se Shkupi pas tërmetit u bë i njohur në nivel global si qyteti i solidaritetit, vendi ku njerëzimi përkundrejt dallimeve ideologjike u bashkua me qëllim që të ndihmojë që kryeqyteti ynë të kthehet në jetë. Mbi formën e jashtëzakonshme të humanizmit dhe ndihmës që arriti nga të gjitha meridianët e botës dëshmojnë emrat e objekteve dhe të rrugëve të Shkupit që sot i mbajnë emrat e bamirësve tanë, kurse midis tyre janë edhe shtete, qytete dhe personalitet të njohura të cilët na dhanë dorën kur ishte më e vështirë për ne.

Rindërtimi i Shkupit nënkuptonte jo vetëm ndërtim të objekteve dhe infrastrukturës, por edhe ngritje të standardeve të ndërtimit. Pikërisht për këtë qëllim, në vitin 1965 është formuar edhe Instituti për inxhinieri bujqësore dhe sizmologji inxhinierike (në fillim mbante emrin Institut për sizmologji të përgjithshme dhe inxhinerike), me detyrë ta mbikëqyrë rikonstruktimin, të ndihmojë në rindërtimin e qytetit dhe të sigurojë kërkime të përhershme në fushën e sizmologjisë dhe inxhinierisë mbi tërmetet.

Në dekadat të cilat janë pas nesh, IIBIS u rrit në një institucion të respektueshëm, i cili mundëson trajnim të profesionalistëve – inxhinierëve të ndërtimit, arkitektëve dhe planifikuesve në nivelin më të lartë, me qëllim, përparim në planifikim dhe projektim me zbatim të teknikave, metodave dhe procedurave. Dot, brendi IIBIS është i njohur dhe konfirmuar nga opinioni ekspert jo vetëm te ne dhe në rajonin më të gjerë, por edhe në suaza globale.

Të nderuar,

Dua të theksoj një gjë, jo sepse sot jam në ambientet e IIBIS-it, por sepse asnjë përcjellës objektiv i situatës në këtë fushë nuk mund ta minimizojë apo relativizojë rolin dhe kontributin e Institutit në rindërtimin dhe rinovimin e Shkupit. Sigurisht që janë për t’u përshëndetur edhe aktivitetet tuaja me rastin e përkujtimit të gjashtë dekadave nga tërmeti, ndërsa punëtoritë edukative interaktive për pasurimin e njohurive, përforcimin e vetëdijes dhe rritjen e gatishmërisë së fëmijëve dhe të rinjve që i keni mbajtur në disa shkolla fillore dhe të mesme të kryeqytetit, janë veçanërisht të rëndësishme për sensibilizimin e publikut të gjerë.

Të nderuar,

Ju në IIBIS e dini më mirë se unë dhe se të gjithë ne, jo vetëm sepse e kishim përvojën tragjike të vitit 1963, se jetojmë në shtet dhe në rajon që janë shënuar si rajone tërmetesh, ku lëkundje të ardhme me magnitudë të ngjashme nuk përjashtohen. Ndërkohë, kryesisht për shkak të angazhimit tuaj dhe punës suaj hulumtuese vendosëm standarde të larta në ndërtimin asizmik dhe për asnjë çmim nuk duhet të lejojmë ajo që e keni ndërtuar me dekada të shkatërrohet. Ekspertiza eksperte dhe standardet e larta profesionale duhet të kundërshtojnë ashpër çdo përpjekje të cilitdo faktori politik, afarist apo interesi të biznesit që të anashkalohen rregullat dhe kriteret e vendosura gjatë ndërtimit të objekteve. Nënkuptohet që nevojitet angazhimi juaj i mëtejshëm, i vazhdueshëm për të përmirësuar dhe mbindërtuar standardet duke ndjekur trendet dhe risitë më të fundit botërore në këtë fushë.

Çelësi i një shteti me prosperitet dhe të sigurt është investimi në institucione shkencore-arsimore dhe kërkimore si IIBIS. Kështu, përveç se kontribuojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë, e mbrojmë edhe gjënë më të çmuar që kemi – jetën e njerëzve.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....