Takimi i Presidentit Pendarovski me Ilhan Kjuçuk, raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian

17 Shkurt 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Ilhan Kjuçuk, raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi përparimin e shtetit në kontekst të aspirimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse në prag të miratimit të Rezolutës së Parlamentit Evropian për Raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2019 dhe 20202, të përgatitura nga raportuesi Kjuçuk.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme nga Parlamenti Evropian për procesin e zgjerimit, si dhe për angazhimin e raportuesit Kjuçuk.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski vlerësoi se Rezoluta e PE-së është një dokument i rëndësishëm i cili duhet ta reflektojë pamjen reale për reformat e arritura dhe situatën politike në vend, si dhe t’i vërë në dukje çështjet mbi të cilat duhet të fokusohet shteti në periudhën e ardhshme.

Presidenti Pendarovski e përsëriti pritjen për mbajtjen së shpejti të konferencës së parë ndërqeveritare, me të cilën do të shënohet fillimi zyrtar i negociatave aderuese me BE-në.

Fillimi i negociatave, sipas Presidentit Pendarovski do të jetë motiv për zbatimin e mëtejshëm të reformave të domosdoshme. Çështjet bilaterale, sipas Presidentit Pendarovski, duhet të zgjidhen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe të vlerave evropiane.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione edhe mbi gjendjet aktuale në shtet dhe më gjerë në rajon.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....