Deklarata e Presidentit Pendarovski gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë

24 Tetor 2022 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë, së bashku me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, mbajtën konferencë për shtyp, së cilës i parapriu takimi tet-a-tet i të dy presidentëve dhe takimi plenar i delegacionit maqedonas dhe polak.

Në vijim është deklarata integrale e Presidentit Pendarovski.

I nderuar President Duda,
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kam nderin e madh që për herë të dytë në mandatin tim po qëndroj në vizitë zyrtare në Poloninë mike, një vit pas vizitës zyrtare të Presidentit Duda në Maqedoninë e Veriut. Dialogu i intensifikuar politik në nivelin më të lartë në vitet e fundit dhe kjo gjatë krizave globale pa precedent, flet më së miri për miqësinë dhe partneritetin tonë dhe respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, siç u shkon dy shteteve evropiane.

Me Presidentin Duda kishim një bisedë të sinqertë dhe kuptimplotë, ku folëm mbi shumë tema, një pjesë të tyre i përmendi edhe ai vetë.

Flasim për eurointegrimet maqedonase dhe fillimin e negociatave tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Polonia ka qenë gjithmonë mbështetësja jonë parimore dhe e zëshme dhe në atë drejtim e përshëndes veçanërisht përgatitjen e nikoqirëve tanë që t’i shfrytëzojmë përvojat dhe ekspertizat e tyre gjatë procesit të negociatave. Besoj se në periudhën e ardhshme, mbështetja polake do të përforcohet jo vetëm në nivel bilateral, por edhe nëpërmjet Grupit të Vishegradit, si dhe nëpërmjet forumeve të tjera në të cilat është anëtare. Mbështetja në suazat e Bashkimit Evropian, dëgjuat edhe nga fjalët e tij, nënkuptohet.

Mund të supozoni, tema qendrore e takimit tonë ishte lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj. Biseduam mbi çështje që e cekin drejtpërdrejt arkitekturën evropiane të sigurisë, e cila është pa dyshim nën trysni serioze nga agresioni ilegal dhe absolut i papranueshëm ushtarak rus.

Me këtë rast, që këtu, nga Varshava dua të afirmoj edhe njëherë pozitën tonë se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet partner konstruktiv i aleancës perëndimore në përgjigjen ndaj agresionit rus nëpërmjet zbatimit të tërësishëm të masave restriktive të BE-së, si edhe në mbështetjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht. Në këtë drejtim, nuk ka dilemë se do të vazhdojmë të sigurojmë ndihmë ushtarake dhe humanitare për popullin ukrainas i cili e mbron vendin e vet.

Në këtë kontekst, me Presidentin Duda i riafirmuam përpjekjet tona të përbashkëta si partnerë kredibilë në Aleancën e NATO-s dhe ta përshëndesim bashkëpunimin midis shteteve tona si pjesë e trojkës së OSBE-së. E vlerësojmë shumë kryesimin polak me OSBE-në këtë vit, dhe ju bind se do të vazhdojmë të japim me intensitet më të madh kontributin e vet në zvogëlimin e pasojave të luftës nëpërmjet kryesimit maqedonas me këtë organizatë në vitin e ardhshëm 2023.

Të nderuar,

Temë e pashmangshme në bisedat tona ishte edhe kriza ekonomike dhe energjetike. Edhe pse është i pakontestueshëm fakti se midis shteteve tona zmadhohet edhe bashkëpunimi ekonomik, konstatuam bashkërish se në periudhën e ardhshme duhet të bashkëpunojmë më ngushtë në këtë plan. Më detajisht për sfidat ekonomike do të diskutojmë më vonë gjatë ditës në tryezën e rrumbullakët me përfaqësuesit e odave polake të biznesit dhe përfaqësuesit e bashkësisë maqedonase të biznesit.

Me këtë rast, dua ta theksoj veçanërisht edhe bashkëpunimin që e kemi në arsim dhe kulturë, si një shembull i suksesshëm i marrëdhënieve maqedonase-polake dhe ndërtimin e lidhjeve arsimore, gjuhësore dhe kulturore. Nesër, ditën e dytë të vizitës sime në Poloni do t’ia kushtoj pikërisht këtij bashkëpunimi i cili jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e miqësisë dhe respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

President, miku Duda, Ju falënderoj për mikpritjen e treguar dhe në emër të popullit tim Ju falënderoj për gjithçka që Republika e Polonisë e bën për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....