Presidenti i Pendarovski:Toleranca e ndërsjellë midis qytetarëve të Kërçovës duhet të jetë shembull për të gjithë ne

25 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, sot qëndroi për vizitë në komunën e Kërçovës.

Presidenti Pendarosvki vizitoi Qendrën e Kulturës “Koço Racin”, dhe u njoh me fondin letrar të bibliotekës. Përveç të punësuarve të qendrës, presidenti Pendarovski u takua me vullnetaren e Korpusit të Paqes nga ShBA, e cila ndihmon në punën e bibliotekës.

Gjatë vizitës në Qendrën e Kulturës, presidenti Pendarovski realizoi takim joformal edhe me mediat lokale dhe korrespodentët e qytetit, i njoftoi me sfidat në punën e tyre.

Në fshatin Vraneshtica, presidenti vizitoi poçarin, Stojan Stojanov, i cili është ndër 15 poçarët në fshatin, në të cilin dikur ka patur mbi 800 banorë. Stojanov nëpërmjet mbajtjes së punëtorive vazhdon ta bart zanatin tek brezi i ri. Gjatë verës në Vraneshticë vijnë shumë turistë, kalojnë kohë duke parë dhe mahnitur nga mjeshtrit që me duart e tyre i formojnë dhe i pjekin në furrat nëntokë sendet të bëra nga glina.

Paraprakisht, presidenti Pendarovski në Kërçovë vizitoi Shkollën Fillore “Sande Shterjoski”, presidenti Pendarovski vizitoi dy paralele që mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Në këtë shkollë, mësimin e ndjekin maqedonas, shqiptarë, turq dhe romë, që paraqet shembull për integrimin ndëretnik në arsim. Para presidentit Pendarovski u theksuan problemet me mungesën e librave. Gjithashtu, presidenti Pendarovski vizitoi paralelen e fëmijëve me aftësi ndryshe, të cilët mësojnë në këtë shkollë. Në ndjekjen e mësimit, u ndihmon edhe vullnetarja nga Korpusi paqësorë nga ShBA-ja.

“Kam përshtypje jashtëzakonisht pozitive, nga një arsye të vetme. Njerëzit kanë problemet e tyre, megjithatë ajo që pozitivisht më befasoi, dhe fatkeqësisht nuk e shoh mjaftueshëm edhe në shumë raste të tjera në vendin tonë, është ajo që njerëzit të etnive dhe feve të ndryshme, pajtohen shkëlqyeshëm. Kërçova në këtë pjesë mendoj se vërtetë mund të jetë shembull ose model, sesi duhet të bashkekzistojnë, njerëzit, qytetarët e nacionaliteteve dhe feve të ndryshme, dhe e gjitha të funksionojë siç duhet, kjo nuk duhet të jetë minus, por plus. Mos të jetë pengesë, por shans për zhvillim”, deklaroi presidenti Pendarovski.

Në bibliotekën shkollore, presidenti Pendarovski u takua me Albin Aliun 18 vjeçar,inovator, i cili ka krijuar projekt për përpunimin e letrës nga algat të mbledhura në Liqenin e Ohrit. Ai e njoftoi presidentin Pendarovski me projektin e tij, me të cilin ka fituar vendin e tretë në një garë në fushën e biokimisë, në Nju Jork – ShBA. Projekti në fjalë është i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sepse ndihmon në mirëmbajtjen e llojllojshmërisë dhe ndihmon në uljen e përdorimit të druve, si lëndë për prodhimin e letrës. Aliu para presidentit Pendarovski shprehi dëshirën e tij për zhvillim dhe zbatim të projektit në Maqedoninë e Veriut. Aliu, i cili shkollën fillore e ka mbaruar në shkollën “Sande Shterjoski”, tani është nxënës i kolegjit “Jahja Kemal” në Strugë dhe është bartës i disa mirënjohjeve nëpër gara nacionale dhe rajonale.

Gjatë vizitës në Kërçovë, presidenti Pendarovski vizitoi edhe  Shkollën Fillore “Vlladimir Polezhinoski” ku u përmend trendi i uljes së numrit të nxënësve në këtë qytet. Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski dha intervistë për gazetën shkollore “Zunica”, që e përgatitin nxënësit nga seksioni i gazetarisë.

Në Organizatën Komunale të “Kryqit të Kuq” në Kërçovë, presidenti Pendarovski u takua me d-r Lulzim Jahojën, fituesin e mirënjohjes nacionale për vullnetar i shquar i vitit, për vitin 2019. Jahoja, i cili me profesion është neurolog, tashmë15 vite është vullnetar në “Kryqin e Kuq”. Nga kryesia, presidenti Pendarovski u njoftua me aktivitetet vijuese të organizatës komunale të “Kryqit të Kuq” në këtë qytet.

Projekti “Ballë për ballë me Presidentin” ka qëllim që përmes vizitave të vendbanimeve në Maqedoninë e Veriut, presidenti Pendarovski të takojë sa më shumë qytetarë, dhe nga  afër t’i dëgjojë problemet  dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët, si dhe idetë për tejkalimin e tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....