Takimi më përfaqësuesit e Shoqatës së Muzikantëve të Xhazit dhe Artistëve të Lirë-ShMXh

24 Nëntor 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski priti përfaqësuesit e Shoqatës së Muzikantëve të Xhazit dhe Artistëve të Lirë-ShMXh, Shkup.
Duke e informuar për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen, përfaqësuesit e ShMXh-së theksuan rëndësinë e përfshirjes së duhur të personave kompetentë në proceset vendimmarrëse të kulturës së xhazit.
Nga Shoqata theksuan domosdoshmërinë e institucionalizimit dhe sigurimit të hapësirës së punës të ShMXh-së Orkestrën Big Bend nga përfshirja e anëtarëve të tyre në procesin e ndarjes së mjeteve financiare të projekteve nga fusha e muzikës xhaz, që janë me interes nacional, si dhe nevojën e revidimit të punës të dy akademive të xhazit, të cilat funksionojnë në kuadër të universiteteve në Shkup dhe në Shtip, për realizimin më të suksesshëm të synimit kryesor- ngritjen e kulturës së xhazit në vend.
Duke diskutuar për sfidat të shkaktuara nga Kovid-19, Presidenti Pendatovski theksoi se kultura ishte dukshëm e goditur nga pandemia. Edhe pas sfidave Presidenti theksoi kontributin e rëndësishëm të Shoqatës së Muzikantëve të Xhazit dhe Artistëve të Lirë, në afirmimin e kulturës së xhazit në vend dhe jashtë vendit duke inkurajuar përpjekjet për ndarjen e përvojave të tyre, si dhe për përmirësimin e kushteve të përdorimit dhe krijimit të muzikës cilësore si gjurmë e përhershme dhe njëri nga fundamentet të çdo shoqërie.
Shoqata është themeluar në vitin 2016 dhe në të marrin pjesë disa nga muzikantët më të spikatur të xhazit nga vendi, studentë dhe profesorë të akademive të xhazit në Shkup  si dhe artistët e lirë.  Shoqata angazhohet  për edukimin e talentëve dhe entuziastëve të rinj, organizon festivalet e xhazit dhe bashkëpunon me organizatat ndërkombëtare që kultivojnë të njëjtën veprimtari.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....