U dha mirënjohja “Unaza e inxhinierit 2023” 12 inxhinierëve më të suksesshëm të diplomuar

5 Qershor 2023 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ua dorëzoi unazat e inxhinierëve 12 studentëve më të suksesshëm të diplomuar nga fakultet maqedonase ku studiohen disiplinat inxhinierike. Manifestimi “Unaza e inxhinierit” që tradicionalisht mbahet me mbështetje të Presidentit të shtetit, kurse me organizim nga Institucioni i inxhinierisë i Maqedonisë dhe Oda e arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar, u mbajt në Kabinetin e Presidentit.

Presidenti në fjalimin me rastin e ceremonisë jubilare 20-vjeçare të “Unazës së inxhinierit” theksoi se ky manifestim e simbolizon në vazhdimësi përkushtimin e brezave të të rinjve ndaj profesionit të inxhinierit dhe është rikujtues për obligimin që të mos anashkalohen standardet e larta profesionale dhe etike në këtë profesion. Duke i përgëzuar fituesit e sivjetshëm, Presidenti theksoi se nga ta varet zhvillimi dhe përparimi i ardhshëm i shoqërisë maqedonase dhe nënvizoi përdorimin me përgjegjësi të njohurive dhe të shkathtësive për të mirën e përgjithshme. Ai i inkurajoi inxhinierët e rinj që të përfshihen në garën globale të ideve dhe zgjidhjeve që mund të kontribuojnë për rritje dhe zhvillim më të qëndrueshëm për Maqedoninë e Veriut, për rajonin dhe për Evropën.

Fitues të mirënjohjes “Unaza e inxhinierit 2023” janë:

  • Elena Nasteska – Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Dimitar Goshev – Fakulteti i Ndërtimtarisë, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Monika Sharevska- Fakulteti i makinerisë, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Veronika Stojanivska – Fakultetit teknologjik-metalurgjik, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Bojan Sofronieski – Fakulteti i elektroteknikës dhe teknologjive informatike, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Simona Cvetkovska – Fakulteti i shkencave bujqësore dhe ushqimit, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Milena Trajanoska – Fakulteti i shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Niki Petreski – Fakulteti i shkencave të pyjeve, arkitekturës së peizazhit,dhe ekoinxhinierisë “Hans Em”, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Eva Ristova – Fakulteti i dizajnit dhe teknologjive të mobilieve dhe enterierit, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Antonio Andonovski – Fakulteti i shkencave të natyrës dhe matematikës – Shkup, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup;
  • Ana Mihaillovska – Fakulteti i shkencave teknike dhe të natyrës, Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip;
  • Sara Petkovska – Fakulteti teknik Manastir, Universiteti “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastir

Të nderuar fitues të mirënjohjes “Unaza e inxhinierit”,

Të respektuar dekanë dhe profesorë,

Miq të dashur

Pikërisht saktë para 20-vjetësh, me iniciativë të Institucionit inxhinierik të Maqedonisë, kurse me mbështetje nga Presidenti i Shtetit, filluam me dhënien e mirënjohjes “Unaza e inxhinierit” për studentët më të mirë të diplomuar në fushën e shkencave të inxhinierisë. Që atëherë dhe deri më sot në vazhdimësi, kjo “Unazë e inxhinierit” e simbolizon përkushtimin e brezave të të rinjve ndaj profesionit të inxhinierit.

Me këtë rast do të më lejoni të shkëmbej me ju disa aspekte që, sipas meje, përmbajnë në vetvete mirënjohje.

Së pari, mirënjohja ka për qëllim t’ju motivojë që të synoni drejt të jashtëzakonshmes. Imperativ në jetë është që vazhdimisht t’i përsosni, t’i përparoni njohuritë dhe shkathtësitë digjitale, t’i zgjeroni pikëpamjet tuaja. Mundohuni të mendoni në mënyrë interdisiplinore sepse arritjet më të mëdha shkencore, teknike dhe teknologjike ndodhin kur do të dilni nga zona komforte e degës suaj më të ngushtë dhe do të ballafaqoheni me idetë dhe konceptet e disiplinave të ndryshme.

Së dyti, që të jeni të suksesshëm në kushtet e reja komplekse, dinamike dhe të sofistikuara të krijuara nga revolucioni digjital, ju nuk mund të mbështeteni vetëm në njohuri dhe në teknologji. Nevojitet edhe një mënyrë e re pune dhe për ju dhe për kompanitë për të cilat do të punoni ose të cilat do t’i formoni, ndoshta, vetë. Prandaj është e nevojshme, që sa më shpejt të përfshiheni në ekosistemet inovative që ta gjeni shumë më lehtë vendin tuaj në Industrinë 4.0.

Së treti, kjo mirënjohje krijon obligim. Unaza e inxhinierit është rikujtues për obligimin tuaj që të mos i anashkaloni standardet e larta profesionale dhe etike të degës. Ekuivalenti inxhinierik i Betimit të Hipokratit është i ashtuquajturi Betimi i Arkimedit, që nënkupton përdorim me përgjegjësi të njohurive dhe shkathtësive për të mirën e përgjithshme, duke pasur parasysh, midis të tjerash edhe cilësinë e jetës së njerëzve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Jorastësisht 20-vjetori jubilar dhe kjo ceremoni përputhen me Ditën Botërore të Mjedisit Jetësor. Inxhinierët kanë rol kryesor në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme teknologjike për ndryshimet klimatike dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Sukseset që i arrijnë shumë nga të rinjtë tanë në konkurset dhe garat ndërkombëtare dëshmojnë se bashkësia maqedonase e inxhinierëve nuk mbetet pas kolegëve nga jashtë. Prandaj, ju inkurajoj të përfshiheni në garën globale të ideve dhe zgjidhjeve që mund të kontribuojnë për rritje dhe zhvillim më të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut, të rajonit dhe të Evropës.

Së katërti, kjo mirënjohje dëshmon edhe për obligimin e vendit tonë që të kujdeset për ju, ta ndjekë përparimin e karrierës suaj dhe t’i mbështesë angazhimet tuaja profesionale. Institucionet shtetërore, së bashku me bashkësinë akademike dhe me sektorin e biznesit duhet të vazhdojnë të investojnë në ju, sepse prej jush varen zhvillimi dhe përparimi i ardhshëm i shoqërisë maqedonase. Vetëm kështu do të bëhemi një vend më i mirë për të jetuar në të cilin qytetarët maqedonas do të kenë shans për realizim të potencialeve të veta në shtëpi dhe jo jashtë vendit.

Në fund dua t’i falënderoj Institucioni e inxhinierisë së Maqedonisë dhe profesorët tuaj të cilët i dedikohen zhvillimit tuaj, kurse juve, fituesve të sivjetshëm t’ju uroj për mirënjohjen dhe t’ju dëshiroj shumë sukses në çdo plan.

Ju faleminderi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....